Mergim Asani, boksieri me preardhe nga Shkupi, por qe jeton dhe vepron ne Vjene te Austise, gjate fundaves ne Zagreb ka shenuar fitoren e tij te katert ne boksin profesionist duke mposht kesaj radhe me nderprerje bokserin serb, Darko Knezevic.
Deri tek fitorja Asani aspak nuk kishte dyshim duke pare pergatitjen qe kishte bere per kete perballje, keshtu qe ai tani po paralajmron se sivjet me nje mbeshtetje me te madhe nga sponsoret do te luftoj edhe per ndonje tiitull.
“Jam shume I lumtur qe karriera ime po shkon lart dhe kjo po me jep motivim qe edhe ne ndeshjet tjera te tregoj lufta te mira. Me managerin tim, Dyli Salihu, kemi disa plane qe sivjet ndoshta do te luftom edhe per ndonje titull, por e gjithe varet normal nga ndeshjet e mija te ardhshme si dhe mbeshtetja e sponsorave. Falinderoi edhe trajnerin tim Zelko qe po me mbeshtet maksimalisht ne arritjet e qellimeve”, tha Asani, i cili deri me tani ka shenuar 4 fitore dhe asnje humbje.
