Efektivët shqiptarë të EOD përfundojnë me sukses stërvitjet “Night Sapper” dhe “Lethal Sapper”

Nga D. V.
323 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Efektivët e Kontigjentit XVIII EOD, pjesë e Brigadës Shumëkombëshe Kanadeze, kanë përfunduar me sukses stërvitjet “Night Sapper” dhe “Lethal Sapper”, të zhvilluara në bashkëpunim me aleatët e NATO-s.

Ministria e Mbrojtjes bëri të ditur se këto stërvitje synojnë rritjen e kapaciteteve operacionale dhe ndërveprueshmërisë mes forcave aleate, veçanërisht në fushën e trajtimit dhe asgjësimit të municioneve të paplasura.

Gjatë zhvillimit të tyre, efektivët shqiptarë demonstruan nivel të lartë profesionalizmi dhe aftësi të avancuara teknike, në koordinim me njësitë xheniere të vendeve aleate.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër