ASH-Sela: U konfirmua se Taravari është shërbëtor i këtij sistemi të kapur, do ta ankimojmë vendimin

Nga B.M
990 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 18 Mars, Zhurnak.mk – Pas vendimit të Gjykata Themelore Tetovë që vulat e Aleanca për Shqiptarët t’i takojnë Arben Taravari, ka reaguar ashpër ASH-ja e Ziadin Selës, duke paralajmëruar ankimim të vendimit.

Në reagimin e publikuar të ASH e Ziadin Selës, e cilëson vendimin si politik dhe akuzon Taravarin se është shërbëtor i këtij sistemi të kapur që punon kundër shqiptarëve dhe kundër Aleancës për Shqiptarët.

“Vendimi i sotëm i sistemit gjyqësor vetëm se konfirmoi atë që ne kemi thënë vazhdimisht, që Arben Taravari është shërbëtor i këtij sistemi të kapur që punon kundër shqiptarëve dhe kundër Aleancës për Shqiptarët”, thuhet në reagim e ASH-Sela, transmeton Zhurnal.mk.

Nga ASH-së e Ziadin Selës theksojnë se kanë zhvilluar një betejë gjyqësore duke u bazuar në të drejtën statutare dhe ligjore, por sipas tyre janë përballur me një proces të padrejtë.

ASH e Ziadin Selës ngrenë dyshime për zgjatjen e procedurës dhe trajtimin e lëndës:

“Si mund të shpjegohet ndryshe fakti që ky proces u stërzgjat për më shumë se dy vite… dhe u trajtua tre herë në gjykatën themelore, një precedent që nuk kishte ndodhur kurrë më parë”.

Po ashtu, ata pretendojnë se vendimi aktual bie ndesh me vendimet e mëparshme të së njëjtës gjykatë.

Në reagim përmendet edhe ndryshimi i gjykatësit në fazën përfundimtare të procesit, duke ngritur dyshime për ndikime politike.

“Të gjitha këto dëshmojnë se vendimi gjyqësor është politik, është atentat ndaj një partie politike shqiptare”, thuhet më tej në reagim.

Sipas tyre, qëllimi final i këtij procesi është dobësimi dhe, siç shprehen, “zhdukja” e Aleancës për Shqiptarët si subjekt politik.

ASH-ja e Ziadin Selës bën të ditur se nuk do të ndalet me këtë vendim dhe do të ndjekë rrugët ligjore.

“Ne do ta ankimojmë në Gjykatën e Apelit këtë vendim dhe do të shfrytëzojmë çdo mundësi për të luftuar e për të ruajtur shtëpinë tonë”, thuhet në reagim, transmeton Zhurnal.mk

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër