Azir Aliu: VLEN është bërë akademi politike për bashkim të partive

Nga Xh M
1,313 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 5 mars – Ministri i Shëndetësisë, Azir Aliu, në emisionin “Debat në Shenja” i pyetur për ndarjen me zotërin Arben Fetai, tha se më herët kur është përçarë ASH-ja ka patur ndarje ndërsa tani ka bashkim.

“Kjo është e kundërta e asaj që ka ndodhur atëherë. Ai follder është ende aktiv dhe i riemëruar në BDI dhe këto sot pas dy viteve flasin faktet”, deklaroi Aliu.

Aliu tha se VLEN është bërë akademi politike për bashkim të partive dhe për krijimin e strukturave monolite.

“VLEN arriti jo vetëm Brenda të krijon një model ndryshe të politikave, pra një model bashkimi, sot tani më e reformojnë edhe opozitën duke u hapur ndaj partive politike tjera dhe duke i marrë brenda”, tha Azir Aliu.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër