Shkup, 5 mars – Sot në mbrëmje, në Aeroportin Ndërkombëtar të Shkupit, u pritën qytetarët e parë të evakuuar nga Izraeli. Ata, pas udhëtimit tokësor përmes Egjiptit dhe me avionin qeveritar, arritën të sigurt në shtëpitë e tyre.
Zëvendësministri i Punëve të Jashtme, Zoran Dimitrovski, i priti personalisht qytetarët dhe në rrjetet sociale theksoi se shteti është gjithmonë pranë qytetarëve të tij. Evakuimi u realizua me sukses falë koordinimit ndërmjet institucioneve dhe përkushtimit të përfaqësive diplomatiko-konzullore maqedonase – nga Tel Avivi deri në Sharm el-Sheik dhe më pas në Shkup.
Ministria e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme vazhdon të jetë në komunikim të vazhdueshëm me të gjithë qytetarët maqedonas në rajonet e prekura dhe punon për kthimin e tyre të sigurt në shtëpi. Parashikohet që në ditët në vijim të realizohet edhe evakuimi i pjesës tjetër që ka shprehur gatishmëri për t’u rikthyer.
