Bajrami dhe Hoti bojkotuan mbledhjen e Kryesisë ku u vendos për të garuar bashkë me Vjosa Osmanin

Nga Xh M
842 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Prishtinë, 5 maj Zhurnal.mk – Dy anëtarët e Kryesisë së LDK’së, Hykmete Bajrami dhe Avdullah Hoti, kanë bojkotuar mbledhjen ku u votua për bashkëpunimin me ish-Presidenten Vjosa Osmani. Në fotot e mbledhjes të publikuara nga Abdixhiku, ata nuk shihen askund.

Kryesia e LDK’së, në një mbledhje që mbajti me kryetarët e degëve, i dha dritën e gjelbër bashkëpunimit me ish-Presidenten Vjosa Osmani, për të garuar në një listë për zgjedhjet e 7 qershorit.

Por, në mbledhje, munguan dy prej figurave kryesore të kësaj partie, Hykmete Bajrami dhe Avdullah Hoti.

Kreu i LDK’së, Lumir Abdixhiku, publikoi foto nga mbledhja, ku bie në sy mungesa e dyshes.

“Nga takimi i përbashkët i Kryesisë me Degët. Po bashkohemi! Do të bashkohemi! LDK përgjithmonë!”, shkroi Abdixhiku.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër