Balla fton shqiptarët t’i bashkohen protestës në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së

nga D. V.

Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, njëherësh drejtues politik për Diasporën, bëri sot thirrje nga Prishtina që të gjithë shqiptarët të bashkohen në marshin me moton “Drejtësi, jo politikë”, në mbështetje të ish-udhëheqësve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që po gjykohen në Hagë.

I shoqëruar nga djali i ish-presidentit Hashim Thaçi dhe këngëtari Ylli Limani, Balla u bëri apel shqiptarëve në Kosovë, Shqipëri, Maqedoninë e Veriut, Mal të Zi dhe diasporë që të marrin pjesë në tubim.

“Të gjithë shqiptarët në diasporë, në Kosovë, në Shqipëri, në Maqedoni të Veriut, Mal të Zi sot jemi të gjithë në Prishtinë”, deklaroi Balla.

Marshi pritet të nisë në sheshin “Skënderbeu” dhe organizohet nga platforma “Liria ka Emër”, e cila e ka cilësuar aktivitetin si një dëshmi të unitetit qytetar në mbrojtje të drejtësisë dhe dinjitetit.

Protesta ka marrë mbështetje mbarëkombëtare dhe për këtë qëllim edhe transporti publik sot në kryeqytetin e Kosovës është falas gjatë ditës, në mbështetje të marshit.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More