Balla: Kush mendon se do të na ndalë me molotovë e gurë, i ka bërë llogaritë gabim

Nga D V
A+ A-
Rivendos

Tiranë, 09 tetor, Zhurnal.mk – Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka reaguar pas votimit të mbrëmshëm në Kuvend për Reformën Administrative Territoriale, duke komentuar edhe aktet e dhunës së opozitës gjatë seancës.

Përmes një reagimi në rrjetet sociale, Balla thekson se as molotovët, gurët, vezët apo bidonët me ujë, brenda dhe jashtë sallës së Kuvendit, nuk do ta pengojnë Partinë Socialiste të vijojë reformat që, sipas tij, i duhen Shqipërisë në rrugën drejt anëtarësimit në Bashkimin Europian.

“Besoj se votimi i mbrëmshëm unanim nga ne në Kuvend i kësaj faze të domosdoshme të Reformës Administrative Territoriale flet vetë. Komunitetet e bashkive, banorët janë përfituesit e projekteve të zhvillimit që sjell anëtarësimi në BE”, shprehet Balla.

Kuvendi miratoi në orët e para të mëngjesit projektligjin “Për ndarjen administrativo-territoriale të njësive të qeverisjes vendore në Republikën e Shqipërisë” me votim me shumicë të cilësuar.

Pas një seance maratonë, Kuvendi miratoi me 85 vota pro ndarjen e re territoriale, e cila parashikon reduktimin e numrit të bashkive nga 61 në 46 bashki, ndërsa 12 qarqet ekzistuese do të mbeten të pandryshuara.

Pamje e publikuar nga Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla nga seanca e djeshme parlamentare

Video Player

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër