Mesazhi kërcënues në adresë të disa institucioneve, Policia e Shtetit del me njoftim zyrtar

Nga D V
A+ A-
Rivendos

Tiranë, 09 tetor, Zhurnal.mk – Policia e Shtetit ka dhënë informcione lidhur me mesazhin kërcënues që ka shkuar në disa institucione.

Policia njofton se deri tani nuk është evidentuar asnjë rast i vendosjes së lëndëve shpërthyese.

“Në adresat elektronike zyrtare të disa institucioneve shtetërore është dërguar një mesazh kërcënues, në të cilin pretendohet për vendosjen e lënde shpërthyese në ambientet e tyre.

Policia e Shtetit ka nisur menjëherë verifikimet. Deri tani, nuk është evidentuar asnjë rast i vendosjes së lëndëve shpërthyese. Nën drejtimin e Prokurorisë, strukturat e specializuara të Policisë së Shtetit vijojnë punën për identifikimin e burimit të mesazhit”, thuhet në njoftim.

artikuj të ndërlidhura