Barcelona përgatit ofertën e parë zyrtare për Julian Alvarez

Nga D. V.
250 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Klubi katalunas, Barcelona thuhet se po përgatit ofertën e parë zyrtare për transferimin e sulmuesit Julian Alvarez nga Atletico Madridi këtë verë.

Sipas ekspertit italian të transferimeve, Fabrizio Romano, Barcelona po përgatitet t’i dërgojë ofertën e saj zyrtare Atletico Madridit për nënshkrimin e objektivit të tyre primar, Julian Alvarez.

Drejtori sportiv i Barçës, Deco, u takua së fundmi me agjentin dhe ndërmjetësit e Alvarezit për të përshpejtuar ndjekjen e tij.

Oferta e gjigantëve katalunas nuk do të përfshijë asnjë lojtar, siç preferohet nga Atletico.

Alvarez e ka informuar Atleticon për dëshirën e tij për t’u larguar këtë verë dhe destinacioni i tij i ëndrrave është Barcelona.

Kampionët e La Ligës janë afër njoftimit të nënshkrimit të Anthony Gordon pasi kanë arritur një marrëveshje me Neëcastle. 

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër