Trajneri i Real Madridit, Jose Mourinho, i ka dërguar një mesazh të qartë skuadrës, veçanërisht yjeve që lidhen me largimin, përpara afatit kalimtar të janarit, duke këmbëngulur se nuk dëshiron asnjë transferim apo largim.
Shumë yje të Real Madridit kanë qenë të lidhur me një largim nga klubi gjatë afatit kalimtar, me emra si Eduardo Camavinga, Antonio Rudiger, Ferland Mendy dhe Raul Asencio.
Megjithatë, trajneri portugez, Mourinho, ka thënë se nuk dëshiron që gjatë afatit kalimtar dimëror t’i largohet ndonjë lojtar.
“Nuk ka asnjë lojtar që nuk më pëlqen, ose që nuk e dua këtu. Nuk dua askënd në tregun e transferimeve”, ka thënë fillimisht trajneri portugez.
“Po e them këtë tani, edhe pse kanë mbetur edhe dy muaj para se gjërat të acarohen. As unë nuk dua që askush të largohet. Dera është e mbyllur. Nuk dua asnjë bisedë për transferime, mos krijoni histori për transferime, sepse unë nuk i dua ato”, përfundoi Mourinho.

