Guardiola për Messin: Nuk shoh askënd që të arrijë atë nivel

Nga D V
A+ A-
Rivendos

Ish-trajneri i Barcelonës, Bayern Munich dhe Manchester City, Pep Guardiola, iu përgjigj një pyetjeje nëse ndonjë lojtar nga brezi i ri i lojtarëve mund të barazohej me Lionel Messin.

Messi është drejt fundit të karrierës së tij si lojtar, po ka lënë gjurmë të pashlyera në histori, duke fituar tetë Topa të Artë, por edhe shumë trofe tjerë si La Liga, Copa del Rey, Superkupa e Spanjës, Liga e Kampionëve, Superkupa e Evropës, Copa Americana dhe Kupa e Botës.

Kjo trashëgimi e lënë në futboll ka bërë që sipas ish-trajnerit të tij, Guardiola, asnjë lojtar i brezit të ri nuk mund ta arrijë.

“Askush, ka shumë të mirë, por nuk shoh askënd që arrin atë nivel; duke performuar në një standard kaq të lartë çdo tre ditë për 15 deri në 20 vjet, dhe nuk mendoj se do ta bëj ndonjëherë”, ka thënë fillimisht Guardiola.

“Ka rekorde që njerëzit thanë se nuk do të thyheshin kurrë, por ato përfundimisht po thyhen. Edhe rekordet e Usain Bolt do të thyhen një ditë, por të ruash atë nivel loje për kaq shumë vite… thjesht nuk e shoh”, përfundoi trajneri spanjoll.

Ndryshe, Messi vazhdon të shkëlqej edhe në moshën 39-vjeçari, pasi në këtë sezon me Inter Miamin ka shënuar 29 gola dhe 16 asistime në 35 ndeshje në të gjitha garat me klubin amerikan.

artikuj të ndërlidhura