Tetovë, 18 korrik Zhurnal.mk – Një aksion i gjerë i SPB Tetovë në objektet hoteliere gjatë natës së 17/18 korrikut ka rezultuar me gjetjen e drogës, thikave dhe arrestimin e katër personave.
Policia njofton se në pjesën e pasme të një lokali në Tetovë janë gjetur dy qese me pluhur të bardhë të dyshuar si lëndë narkotike. Ndërkohë, janë arrestuar A.A. (23) nga Novo Sella për fyerje ndaj policëve, si dhe E.R. (29), S.A. (24) dhe S.J. (59), pasi tek ata janë gjetur thika.
“Pas dokumentimit të plotë të rasteve do të parashtrohen kallëzimet përkatëse”, njofton SPB Tetovë.
