BDI- Çair anulon iftaret, mjetet i ridestinon për familjet e viktimave në Koçan

nga D. V.

Shkup, 21 mars – Me dhimbje dhe solidaritet të thellë ndaj familjeve të prekura nga tragjedia në Koçan, Bashkimi Demokratik për Integrim – dega Çair ka vendosur të anulojë të gjitha iftaret e planifikuara për këtë muaj të shenjtë të Ramazanit.

Mjetet e parapara për organizimin e këtyre iftareve do të ridestinohen për të ndihmuar familjet e viktimave, me qëllim lehtësimin e barrës së tyre në këtë moment të rëndë.

Ramazani është muaj i reflektimit, sakrificës dhe ndihmës për njëri-tjetrin. Në këtë frymë, ndjejmë për detyrë që në vend të grumbullimeve festive, të qëndrojmë pranë atyre që kanë humbur më të dashurit e tyre dhe që po përballen me dhimbje të madhe.

Urojmë që Zoti t’ju japë forcë familjeve të viktimave dhe që ky muaj i shenjtë të sjellë më shumë solidaritet dhe mirëkuptim mes nesh.

Bashkimi Demokratik për Integrim -dega Çair

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More