BDI: Përfaqësimi në Samitin e NATO‑s pa shqiptarë nuk është përfaqësim i shtetit

Nga I.A
1,674 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 7 korrik, Zhurnal.mk – Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) reagoi ndaj përbërjes së delegacionit të Maqedonisë së Veriut në Samitin e NATO‑s në Turqi, duke vlerësuar se në të nuk ka asnjë përfaqësues nga komuniteti shqiptar.

Partia thekson se një përbërje e tillë, sipas tyre, pasqyron një qasje politike që e trajton shtetin si pronë të një komuniteti të vetëm etnik, ndërsa shqiptarët i redukton në rol dytësor.

“Maqedonia e Veriut është shtet multietnik dhe anëtare e NATO‑s falë arkitekturës politike të ndërtuar mbi barazinë, përfaqësimin e drejtë dhe Marrëveshjen Kornizë të Ohrit”, thuhet në reagimin e BDI‑së.

Partia vlerëson se delegacionet shtetërore duhet të pasqyrojnë strukturën etnike dhe shoqërore të vendit, e jo – siç theksojnë – ta neglizhojnë atë.

Sipas BDI‑së, mungesa e përfaqësuesve shqiptarë në delegacionin e përfaqësimit më të lartë ndërkombëtar dërgon mesazh të gabuar te qytetarët, te aleatët në NATO dhe te opinioni ndërkombëtar.

“Shteti nuk është i përfaqësuar në mënyrë të duhur kur një pjesë e rëndësishme e realitetit të tij lihet jashtë”, thuhet në reagimin e BDI‑së.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër