BE heq bllokadën e fondeve për Hungarinë me kusht reformat kundër korrupsionit

Nga D. V.
269 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Bruksel, 29 maj, Zhurnal.mk – Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, njoftoi sot zhbllokimin e më shumë se 16 miliardë eurove fonde për Hungarinë, të cilat ishin ngrirë gjatë qeverisjes së Viktor Orban.

Vendimi vjen me kusht që qeveria e re e drejtuar nga Péter Magyar të zbatojë reforma të rëndësishme.

“Ne kemi rënë dakord për një kuadër të fortë që garanton se Hungaria do të trajtojë problemet që lidhen me korrupsionin dhe shtetin e së drejtës”, deklaroi Von der Leyen gjatë një konference për shtyp në Bruksel, në krah të liderit të ri hungarez.

Fondet ishin bllokuar nga Bashkimi Evropian për shkak të shqetësimeve mbi respektimin e parimeve të shtetit ligjor, pavarësinë e gjyqësorit dhe luftën kundër korrupsionit gjatë mandatit të Orbanit.

Zhbllokimi i tyre sinjalizon besimin e Brukselit se qeveria e re është e gatshme të ndërmarrë ndryshimet e kërkuara.

Megjithatë, Komisioni Evropian theksoi se lirimi i fondeve do të varet nga zbatimi konkret i reformave të dakorduara dhe nga përmbushja e objektivave të përcaktuara në marrëveshje.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër