BE kërkon “ndërmjetës të fortë” për të nxitur Rusinë drejt paqes në Ukrainë

Nga D. V.
272 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Bruksel, 27 maj, Zhurnal.mk – BE-ja po shqyrton mundësinë e emërimit të një ndërmjetësi, për të ndihmuar në negociatat për përfundimin e luftës në Ukrainë, ndërsa Kievi kërkon përfshirje më aktive evropiane në procesin diplomatik me Rusinë, raportoi BBC.

Ministri i Jashtëm i Ukrainës, Andrii Sybiha tha se vendi i tij dëshiron “dinamika të reja” në bisedimet me Moskën dhe një format më të avancuar negociatash, me pjesëmarrje më të madhe të BE-së.

Në mesin e emrave të përfolur për një rol të mundshëm si i dërguar, janë ish-kancelarja gjermane Angela Merkel dhe ish-kryeministri italian Mario Draghi, megjithëse nuk ka një konfirmim zyrtar.

Presidenti finlandez, Alexander Stubb deklaroi se nuk do ta refuzonte një rol të tillë, por vetëm nëse Rusia pranon fillimisht një armëpushim.

Megjithatë, situata në terren mbetet e përshkallëzuar, me sulme të intensifikuara ruse në Ukrainë dhe mungesë sinjalesh, për gatishmëri të Moskës për negociata të drejtpërdrejta.

Sipas zyrtarëve dhe analistëve, Rusia preferon dialog me SHBA-në dhe jo me BE-në, ndërsa brenda Bashkimit Evropian ka ndarje mbi fillimin e marrëdhënieve zyrtare me Moskën.

Diskutimet për një emisar të mundshëm pritet të vazhdojnë në takimin informal të ministrave të Jashtëm të BE-së në Qipro, ndërsa një vendim përfundimtar do të kërkonte miratim në nivel liderësh të bllokut.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër