BE nga sot ndalon eksportin e mbeturinave plastike në Maqedoninë e Veriut

Nga Xh M
A+ A-
Rivendos

Bruksel, 21 nëntor Zhurnal.mk – Bashkimi Evropian nga sot, 21 nëntor, ndalon eksportin e mbeturinave plastike në Maqedoninë e Veriut dhe në vendet e tjera që nuk janë anëtare të Organizatës për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik (OECD).

Ndalimi do të jetë në fuqi të paktën deri më 21 maj 2029 dhe përfshin edhe mbeturinat e pastra plastike, jo të rrezikshme, të destinuara për riciklim.

Kjo do të thotë se kompanitë nga BE-ja nuk do të mund të dërgojnë më mbeturina të tilla në Maqedoninë e Veriut, edhe kur ato janë të destinuara për përpunim. Sipas të dhënave të Bankës Botërore, në vitin 2024 vendet anëtare të BE-së kanë raportuar eksportimin e 323,5 tonëve mbeturina plastike në vendin tonë, me vlerë rreth 46.400 dollarë.

Sasitë më të mëdha janë dërguar nga Kroacia dhe Greqia. Të dhënat nuk pasqyrojnë vëllimin e dërgesave gjatë vitit 2026.

Komisioni Evropian shpjegon se me këtë ndalim synon të parandalojë që mbeturinat e krijuara në Bashkimin Evropian të shkaktojnë ndotje dhe rreziqe për shëndetin në vendet e tjera.

artikuj të ndërlidhura