BE: Partnerët tanë po ofrojnë ndihmë për Venezuelën pas tërmeteve

Nga D. V.
1,262 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Bruksel, 25 qershor, Zhurnal.mk – Komisioni Evropian ka bërë të ditur se partnerët e financuar nga Bashkimi Evropian tashmë janë duke ofruar ndihmë në Venezuelë, pasi vendi u godit nga dy tërmete të fuqishme që shkaktuan viktima dhe dëme të mëdha.

Komisionerja e BE-së për Menaxhimin e Krizave, Hadja Lahbib, deklaroi sot se institucionet evropiane po ndjekin nga afër zhvillimet në terren përmes stafit dhe partnerëve të tyre humanitarë.

“Po e monitorojmë situatën me stafin tonë në terren dhe partnerët tanë. Jemi të gatshëm të rrisim më tej ndihmën”, tha Lahbib.

Sipas një zëdhënëseje të Komisionit Evropian, ndihma e financuar nga BE-ja në Venezuelë përfshin aktualisht operacione kërkim-shpëtimi të kryera nga Kryqi i Kuq, në mbështetje të autoriteteve vendase.

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, dhe presidenti i Këshillit Evropian  Antonio Costa, shprehën ngushëllimet e tyre në rrjetin social X në gjuhën spanjolle.

“Po mendoj veçanërisht për viktimat dhe familjet e tyre. Jemi pranë jush”, shkroi Von der Leyen.

Ndërsa Antoni Costa theksoi se Bashkimi Evropian qëndron në solidaritet të plotë me popullin venezuelian dhe është i gatshëm të mbështesë përpjekjet emergjente në bashkëpunim me partnerët humanitarë gjatë kësaj periudhe të vështirë.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër