BE synon marrëveshje të shpejtë me SHBA-në për të shmangur tarifat prej 25% për automjetet

Nga D. V.
463 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Bruksel, 6 maj, Zhurnal.mk – Komisioneri i Tregtisë i Bashkimit Europian, Maroš Šefčovič shhprehu sot optimizëm pas konsultimeve me përfaqësuesin e Departamentit Amerikan të Tregtisë, Jamieson Greer mes përpjekjeve për të shmangur rritjen e tarifave amerikane për automjetet dhe furgonët.

Šefčovič deklaroi para nisjes së takimit të ministrave të Tregtisë të Grupit të Shtatë (G7), që po zhvillohet në Paris, se të dyja palët duhet të zbatojnë marrëveshjen tregtare të arritur mes Bashkimit Evropian dhe SHBA-së në muajin korrik.

Sipas tij, fokusi kryesor mbetet ratifikimi i shpejtë i marrëveshjes në Parlamentin Evropian dhe se pritet një progres i shpejtë në këtë drejtim.

Presidenti amerikan, Donald Trump njoftoi të premten, synimin e tij për të rritur tarifat për automjetet dhe kamionët e importuar nga BE-ja në SHBA në 25%, duke akuzuar bllokun se nuk po respekton marrëveshjen tregtare që kufizon tarifat amerikane në 15% për shumicën e importeve.

Rritja e tarifave pritet të godasë veçanërisht industrinë e madhe automobilistike të Gjermanisë.

Ministrja gjermane e Ekonomisë, Katherina Reiche tha përpara takimit të G7-ës se shpreson në arritjen e një kompromisi me SHBA-në – për të shmangur tarifa më të larta për makinat dhe furgonët, pas konsultimeve me Greer dhe sekretarin amerikan të Tregtisë, Howard Lutnick.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër