Behrami: Gjykata Speciale po devijon nga mandati, Trendafilova të thirret për sqarim

Nga D. V.
132 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Prishtinë, 17 prill, Zhurnal.mk – Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Artan Behrami, ka shprehur kritika ndaj Gjykatës Speciale dhe kryetares së saj, Ekaterina Trendafilova, raporton Ekonomia Online.

Gjatë fjalës së tij në Kuvend, Behrami u shpreh se kjo gjykatë, në bashkëpunim me Bashkimin Evropian, e trajton Kuvendin e Kosovës si “nënë surrogate”.

“Që nga themelimi i Dhomave të Specializuara të Republikës së Kosovës, ky është komunikimi i parë i kësaj gjykate me neve. A e dini pse? Sepse Trendafilova dhe Bashkimi Evropian Kuvendin e Kosovës e konsiderojnë si një nënë surrogate, derisa ‘prindër ligjor’ e konsiderojnë EULEX-in, UNMIK-un dhe Rezolutën 1244. Gjykata Speciale është duke bërë një devijim të tmerrshëm të mandatit që ia ka dhënë ky Kuvend”, ka deklaruar Behrami.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër