Bekë Berisha: Besoj që do t’i marrim 8-9 deputetë

Nga D. V.
412 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Prishtinë, 11 maj, Zhurnal.mk – Ish-deputeti nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Bekë Berisha tha se beson se do të arrijnë t’i kenë 8 deri 9 deputet në Kuvendin e Kosovës.

“ Ne veç me i mobilizu ata që kanë dalë herën e parë (për zgjedhjet e kaluara), jemi diku 7-8 deputet. Mirëpo pasiqë po na thonë që nuk e kalojmë pragun, unë besoj që do të shkojmë diku 8-9 deputet  me plan dhe punën që e kemi bo” ka thënë Berisha në “DPT te Fidani” në Klan Kosova .

Ai gjithashtu tha se beson sinqerisht se do të dalin më mirë së zgjedhjet e tjera.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër