Bekim Sali nga Struga: VLEN-i po forcon unitetin në kampin politik shqiptar

Nga D. V.
533 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 3 mars, Zhurnal.mk – Zv/kryeministri i parë Bekim Sali, gjatë qëndrimit të tij në Strugë, zhvilloi një takim me strukturat e VLEN-it në këtë qytet, ku u diskutua për situatën e përgjithshme politike dhe zhvillimet në kampin politik shqiptar.

Sali theksoi rëndësinë e bashkimit dhe koordinimit politik, duke vlerësuar rritjen e mbështetjes për këtë subjekt:

“Bashkimi dhe sinergjia që shfaqet në të gjitha vendet dëshmon se VLEN-i është forca e vetme shqiptare”, ka shkruar Sali.

Takimi në Strugë vjen në kuadër të angazhimeve të vazhdueshme të përfaqësuesve të VLEN-it për konsolidimin e strukturave dhe forcimin e ndikimit politik në nivel lokal dhe kombëtar.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër