Besnik Xhemaili zgjidhet zv.kryetar i Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit

Nga I.A
596 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 29 korrik, Zhurnal.mk – Anëtari i Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit (KSHPK) Besnik Xhemaili është zgjedhur zëvendëskryetar i Komisionit, pozicion që ai do ta mbajë për gjashtë muaj.

Zgjedhja e zëvendëskryetarit të KSHPK-së u krye në bazë rotacioni, dhe renditja u përcaktua sipas rendit alfabetik të mbiemrave të anëtarëve të KSHPK-së, tha kryetari Adem Çuçulj.

“Mandati i zëvendëskryetares aktuale të KSHPK-së Sofija Spasova Medarska përfundon më 18 gusht, ndërsa mandati i zëvendëskryetarit të ri Besnik Xhemaili do të fillojë më 19 gusht të këtij viti”, theksoi Çuçulj, propozimi i të cilit u pranua unanimisht.

Në seancën e sotme të KSHPK-së, kryetari Çuçulj informoi se Komisioni ka regjistruar 30 persona që janë zgjedhur, emëruar ose mandati i të cilëve ka përfunduar në prill, të cilët nuk e kanë përmbushur detyrimin ligjor për të paraqitur deklaratën e gjendjes pasurore dhe konfliktit të interesit brenda afatit ligjor. Të gjithë personat, theksoi Çuçulj, do të ndiqen penalisht dhe do të gjobiten.

Anëtarët e Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit sot morën 51 vendime për të njëjtin numër rastesh nga ankues të njohur ose të panjohur në KSHPK.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër