Shasivari: Thellimi i partneritetit me Gjermaninë në zbatimin e reformave në gjyqësor

Nga I.A
544 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 29 korrik, Zhurnal.mk – Ministri i Drejtësisë Jeton Shasivari sot realizoi takim pune me ambasadoren e Republikës Federale të Gjermanisë në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Petra Dreksler, në të cilin u konfirmua bashkëpunimi i shkëlqyer bilateral në fushën e drejtësisë, sundimit të së drejtës dhe proceseve reformuese.

Në takim u vlerësua se Gjermania është një nga partnerët më të rëndësishëm të Ministrisë së Drejtësisë në fushën e ndihmës juridike ndërkombëtare dhe reformave në gjyqësor.

Në procesin e përgatitjes së Kodit të ri Penal, në bashkëpunim me IRZ – Fondacionin Gjerman për Bashkëpunim Juridik Ndërkombëtar, u përgatitën mendime profesionale nga profesorë të njohur universitarë, të cilat përfshijnë disa fusha kyçe të së drejtës bashkëkohore penale.
Në takim u përshëndet edhe kontributi i Shoqërisë Gjermane për Bashkëpunim Ndërkombëtar (GIZ) në përgatitjen e Ligjit për Zyrën për Rikthimin e Pasurisë dhe Ligjit për menaxhimin e pasurisë së konfiskuar, përfitimit pasuror dhe sendeve të konfiskuara në procedurën penale dhe kundërvajtëse.
Shasivari dhe Dreksleri konfirmuan angazhimin e përbashkët për avancimin e mëtejshëm të bashkëpunimit, shkëmbimin e ekspertizës dhe mbështetjen e proceseve reformuese, me qëllim forcimin e sundimit të së drejtës dhe afrimin e sistemit tonë të drejtësisë me standardet evropiane.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër