Bia Khalifa publikon videon e ‘sherrit’ me gjyshen: Më kërkohen para, nuk do gjej kurrë paqe

Nga D. V.
877 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Bia Khalifa ka postuar një reagim të gjatë në rrjetet sociale, ku ka sqaruar një situatë që, sipas saj, nuk është e re, por një problem i përsëritur prej vitesh, ku i janë kërkuar vazhdimisht shuma të mëdha parash nga familja, konkretisht nga gjyshja.

Ajo thekson se ka tentuar ta menaxhojë gjithçka me qetësi dhe respekt, duke vendosur kufijtë e saj personalë, por kjo, sipas saj, ka sjellë edhe tensione dhe reagime të ashpra.

“Prej vitesh më kërkohen shuma parash 3 mijë, 5 mijë euro, herë pas here. Dje thashë me qetësi dhe respekt se do të jem gjithmonë e gatshme të ndihmoj, por jo ndërkohë që ndihem e sulmuar, e manipuluar ose e keqtrajtuar”.

 Foto: Instagram

Më tej, ajo ka treguar se mëngjesin pas kësaj situate është përballur me një incident në banesën e saj, ku, sipas saj, janë përplasur dyert dhe frigoriferi në apartamentin që ajo e ka paguar vetë. Këtë veprim e ka cilësuar si një formë abuzimi të heshtur, që shpesh është e vështirë të kuptohet apo të besohet nga të tjerët.

Në reagimin e saj, ish-banorja e BBVK shprehet e rënduar emocionalisht nga ajo që po përjeton, duke thënë se ndihet si e huaj në shtëpinë e vet dhe se kjo situatë e bën të mendojë thellë për të ardhmen e saj dhe mënyrën se si do të donte të rrisë fëmijët e saj një ditë.

 Foto: Instagram

“Jam e lodhur. Jo nga paratë, jo nga përgjegjësitë. Jam e lodhur nga mungesa e mirënjohjes dhe nga fakti që sa herë hap zemrën, dikush përpiqet ta përdorë kundër meje”, ka deklaruar Bia.

Ajo përfundon reagimin e saj duke theksuar se, përtej ndihmës financiare që ka dhënë gjithmonë, ka kërkuar në thelb ka qenë vetëm respekt dhe njerëzi.

 Foto: Instagram

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër