Marca ka hedhur poshtë disa raportime se Barcelona është pranë arritjes së një marrëveshjeje me Manchester Cityn për transferimin e Rodrit brenda 48 orëve të ardhshme.
Mediumi spanjoll thekson se Barcelona ka ende shumë punë përpara për të përmbyllur marrëveshjen për mesfushorin spanjoll.
Ndërkohë, drejtori sportiv i blaugranasve, Deco, pritet të takohet në orët e ardhshme me homologun e tij te Manchester City, Hugo Viana, me synimin për t’i përshpejtuar negociatat.
Barcelona pritet të paraqesë ofertën e dytë për Rodrin, pasi propozimi i parë, në vlerë prej rreth 45 milionë eurosh, u refuzua nga “Qytetarët”.
Manchester City kërkon 70 milionë euro për mesfushorin, ndërsa Barcelona synon t’i afrohet kësaj shifre duke përfshirë bonuse dhe variabla në marrëveshje.
Të gjitha zhvillimet tregojnë se trajneri i Barcelonës, Hansi Flick, do të duhet të presë edhe pak për ta pasur në dispozicion kampionin e botës me Spanjën.
Transferimi i Rodrit në “Camp Nou” mbetet ende i hapur, por sipas Marca, marrëveshja nuk është aq pranë finalizimit sa është raportuar së fundmi.
