Bie eksporti, ndërsa importi pothuajse i njëjtë

Nga D. V.
608 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 29 Prill, Zhurnal.mk – Eskporti i mallërave të prodhuara në Maqedoni të Veriut në vitin 2024 krahasur me vitin 2023 ka shënuar rënie, ndërsa importi pothuajse nuk ka lëvizur, sipas të dhënave përfundimtare të entit të statistikave të vendit, shkruan Zhurnal.mk.

“Vlera e përgjithshme e eksportit të mallrave nga Republika e Maqedonisë së Veriut në vitin 2024 është 479 464.9 milionë denarë [7,79miliardë Euro] dhe shënon rënie prej 6.45% në krahasim me vitin paraprak. Vlera e mallrave të importuara në vitin 2024 është 683 900.3 milionë denarë [11,11 miliardë Euro] që është për 0.42% më pak krahasuar me vitin paraprak,” tha sot entiti.

Mallërat me pjesëmarrja më e madhe në eksport janë: katalizatorët e mbajtësve me metale të çmuara ose përbërjet e tyre, grupe telash ndezës dhe të ngjashme, për automjete, aeroplanë ose anije, pjesët e sediljeve nga nëngrupi 821.1 i katalizatorë të tjerë të mbajtësve.

Në import më shumë janë të përfaqësuara: vajrat e naftës dhe vajrat e përftuara nga mineralet bituminoze (përveç lëndëve të para), metale të tjera të grupit të platinit dhe legurat e tyre, të papërpunuara ose në formë pluhuri, platini dhe lidhjet e platinit, të papërpunuara ose pluhur dhe energjia elektrike.

Në vitin 2024, pjesa më e madhe e tregtisë është bërë me Gjermaninë, Britaninë e Madhe, Greqinë, Serbinë dhe Kinën, që marrin pjesë me 48.3 % të vëllimit të përgjithshëm të këmbimit import dhe eksport.
Vendet anëtare të Bashkimit Evropian përfaqësohen me 61.4% në totalin e këmbimit. / Zhurnal.mk

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër