5
Më 06.11.2026 në ora 18:30, zyrtarët policorë nga Sektori për Polici Kriminalistike pranë SPB Tetovë në rrugën “Ilinden”, duke vepruar sipas disa urdhëresave me shkrim nga Gjykata Themelore e Tetovës për vuajtjen e dënimit me burg prej tetë vitesh për vepra penale të kryera sipas nenit 236 dhe 19 të Kodit Penal, kanë privuar nga liria personin N.S.(35) nga fshati Novo Sellë. Ai është dërguar në Institucionin Ndëshkues-Përmirësues Burgu Idrizovë.
