Bilall Kasami: Autostrada Shkup–Bllacë del nga sirtari i premtimeve dhe hyn në realizim

Nga I.A
1,571 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 6 korrik, Zhurnal.mk – Bashkëkryetari i VLEN-it, Bilall Kasami, e ka cilësuar si një ditë historike nënshkrimin e marrëveshjes për autostradën Shkup–Bllacë, duke theksuar se projekti më në fund po kalon nga premtimet në realizim.

“Ditë historike!
Autostrada Shkup-Bllacë përfundimisht del nga sirtari i premtimeve dhe hyn në kapitullin e projekteve që po realizohen nga Qeveria VLEN! 27 metra gjerësi; 5 tunele; 9 ura. Autostradë moderne që lidh vendin tonë me Kosovën! Urime gjithë qytetarëve!”, ka shkruar Kasami.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër