Shkup, 21 gusht, Zhurnal.mk – Kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, gjatë qëndrimit në Turqi është takuar me kryetarin e Komunës së Ümraniyes, İsmet Yıldırım, me të cilin ka diskutuar për forcimin e bashkëpunimit dhe shkëmbimin e përvojave ndërmjet dy komunave përcjell INA.
Postimi i plotë i Bilall Kasamit:
Në Turqi pata kënaqësinë të takohem me kryetarin e Komunës së Ümraniyes, z. İsmet Yıldırım.
Ky takim ishte një mundësi e mirë për të diskutuar mbi bashkëpunimin ndërmjet komunave tona, shkëmbimin e përvojave dhe mundësitë për të thelluar më tej marrëdhëniet tona në fusha me interes të përbashkët.
Bashkëpunimi ndërmjet pushteteve lokale është një urë e rëndësishme për zhvillim, përparim dhe krijimin e mundësive të reja për qytetarët tanë!
Falënderoj kryetarin për mikpritjen dhe gatishmërinë për të vazhduar bashkëpunimin!
