Bilall Kasami nga Tirana sjell lajmin e madh për Tetovën: Filluan punimet për rrugën Tetovë – Prizren

Nga Xh M
2,612 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Tetovë, 11 korrik Zhurnal.mk – Sot ka filluar edhe zyrtarisht hapja e rrugës Tetovë-Prizren. Kështu së paku bëhet me dije nga Tirana, kreu i komunës së Tetovës, Bilall Kasami. Ai thotë se si komunë, por edhe si Vlen, për këtë rrugë do të vazhdojnë me intensitet të njëjtë deri në përfundimin e plotë dhe lidhjen me shtetin e Kosovës. Benefitit sipas Kasamit do të jenë të mëdha edhe në aspekt social, por edhe në aspekt ekonomik.

“Një lajm i madh për Tetovën! Sot kanë nisur punimet në terren për segmentin e rrugës Tetovë-Prizren që kalon mbi fshatin Shipkovicë. Kjo pjesë e korridorit Tetovë-Prizren është e rëndësishme sepse me këtë po nisin në terren punimet për realizimin e këtij projekti mbarëkombëtar. Besojmë që me projektimin edhe të tunelit, përfundimisht ëndrra e shqiptarëve për t’u lidhur përmes Sharrit po bëhet realitet”, tha Kasami.

Kryetari i bashkësisë lokale të Shipkovicës, Nexhazi Kadriu, në një prononcim për tv KOHA tha se ky lajm është pritur shumë mirë nga banorët e fshatit dhe se ka qenë një ëndërr e kahmoçme për t’u lidhur me Prizrenin. Ai thotë se me depërtimin e kësaj rrugë, dukshëm do të ulet ngarkesa brenda Shipkovicës nga ana e banorëve të fshatrave të tjerë të Malësisë që e frekuentojnë në përditshmëri.

Përndryshe, kjo rrugë ka qenë një premtim i shumë cikleve zgjedhore nga shumë parti politike. Shteti i Kosovës, nga ana tjetër, ka avancuar në hapjen e trasesë drejt kufirit me Maqedoninë e Veriut.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër