Bilall Kasami uron SHBA-në për 4 Korrikun: Miqësia jonë vazhdon të forcohet

Nga Xh M
A+ A-
Rivendos

Shkup, 1 korrik Zhurnal.mk – Bashkëkryetari i VLEN-it, Bilall Kasami, mori pjesë në pritjen zyrtare të organizuar nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Maqedoninë e Veriut, me rastin e 250-vjetorit të pavarësisë së SHBA-së.

Përmes një postimi, Kasami theksoi se miqësia mes popullit amerikan dhe qytetarëve të Maqedonisë së Veriut vazhdon të forcohet mbi bazën e vlerave dhe lirive të përbashkëta.

“I nderuar të marr pjesë në pritjen zyrtare të Ambasadës së SHBA-së në vendin tonë, me rastin e 250-vjetorit të pavarësisë së shtetit amerikan.

Miqësia shekullore e popullit amerikan me popullin dhe shtetin tonë vazhdon të kultivohet dhe zhvillohet, gjithmonë pranë njëri-tjetrit.

Ndajmë vizion të përbashkët për të ardhmen e rajonit, për vlerat dhe liritë mbi të cilat ndërtohet shoqëria jonë.

Urime 4 Korrikun, Amerikë!”, ka shkruar Kasami.

artikuj të ndërlidhura