Zgjidhet Kryetarja e re e Këshillit Kombëtar të PD-së, ja kush e zëvendëson Palokën

Nga Xh M
1,979 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Tiranë, 1 korrik Zhurnal.mk – Gjatë mbledhjes së Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, që u zhvillua këtë të mërkurë, është zhvilluar votimi për përbërjen e re të këtij forumi drejtues.

Sipas rezultateve të bëra publike:

Julia Emiri: 207 vota

Silvia Hasa: 83 vota

Vota të pavlefshme: 23

Në kuadër të mbledhjes, kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha propozoi dy emra të rinj për anëtarësim në Këshillin Kombëtar, Julia Emirin dhe Silvia Hasën, duke i paraqitur për miratim para anëtarëve të forumit.

Propozimet u diskutuan dhe u votuan gjatë mbledhjes, ku u morën edhe vendime të tjera që lidhen me organizimin dhe funksionimin e strukturave drejtuese të Partisë Demokratike.

Në përfundim të procesit të votimit, Julia Emiri u konfirmua me shumicë votash si kryetare e re e Këshillit Kombëtar të PD-së.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër