Biznesmeni “Mane Levis” është gjetur i vdekur në oborrin e shtëpisë së tij!

Nga D. V.
1,402 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 29 qershor, Zhurnal.mk – Marjan Jovanov, i njohur në publik si “Mane Levis”, është gjetur i vdekur në oborrin e shtëpisë së tij në lagjen Karposh të Shkupit, konfirmuan nga Ministria e Punëve të Brendshme për “Shkup1”.

Jovanov ishte një biznesmen i njohur dhe distributor i markës “Levis” në Maqedoninë e Veriut, ndërsa në opinion ishte i njohur edhe si një nga të akuzuarit në rastin “Shkallët Spanjolle”.

Sipas MPB-së, më 28.06.2026 në ora 18:15 në SPB Shkup është raportuar se në një pishinë në oborrin e një shtëpie në Karposh është gjetur i vdekur M.J. (58) nga Shkupi. Mjeku i Ndihmës së Shpejtë ka konstatuar vdekje pa shenja të dukshme dhune. Është kryer ekspertizë në vendngjarje, ndërsa me urdhër të prokurorit publik, trupi është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore.

Shkaqet e vdekjes ende nuk dihen dhe do të përcaktohen pas obduksionit, ndërsa institucionet kompetente po vazhdojnë procedurat për zbardhjen e plotë të rastit.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër