Koçiu: Pensionet janë rritur mbi 70% për disa kategori që nga viti 2013

Nga D. V.
718 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Tiranë, 29 qershor, Zhurnal.mk – Nga 1 korriku, rreth 900 mijë pensionistë do të përfitojnë nga indeksimi i ri i pensioneve me 2,7%, vendim i miratuar në mbledhjen e fundit të qeverisë.

Zëvendëskryeministrja Albana Koçiu, përmes një postimi në rrjetet sociale, theksoi se masa është pjesë e politikave të vazhdueshme të qeverisë për mbështetjen e pensionistëve.

“Një tjetër hap në mbështetje të pensionistëve. Nga 1 korriku, rreth 900 mijë pensionistë do të përfitojnë nga indeksimi i ri prej 2,7%, i miratuar në mbledhjen e fundit të qeverisë”, tha Koçiu.

Sipas Koçiut, që nga viti 2013 pensionet kanë pësuar një rritje të qëndrueshme, duke arritur mbi 70% për disa kategori përfituesish. Ajo nënvizoi se qeveria do të vijojë të ndërmarrë politika konkrete në mbështetje të qytetarëve që kanë kontribuar për vite me radhë në zhvillimin e vendit.

“Ky vendim është pjesë e një rrugëtimi të gjatë që e kemi nisur që nga viti 2013. Përgjatë këtyre viteve, pensionet kanë njohur një rritje të qëndrueshme, duke arritur mbi 70% për disa kategori. Me politika konkrete, do të vijojmë të mbështesim ata që kanë kontribuar për vite me radhë për Shqipërinë”, theksoi Koçiu.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër