Shkup, 17 gusht, Zhurnal.mk – Blegtorët alarmojnë gjendjen me linë e dhenve, duke kërkaur vaksinimin e tyre. Deri më tani janë asgjësuar 7.000 deri 10 mijë dele, janë shkatërruar 40 deri në 50 tufa thonë ata, duke kërkuar vaksinim sa më të shpejtë të deleve dhe rishqyrtim të kompensimit i cili për momentin është vetëm 100 denarë për kilogram.
“Sot në mëngjes na u paraqit ministri, na njoftoi se janë dakorduar vaksina përmes ambasadës së Turqisë, por presim sa më parë të sillen këtu dhe t’i shpëtojmë tufat. Në Maqedoni tani ka rreth 250.000 deri 300.000 dele. Deri më tani nga lija kanë ngordhur 7.000 deri 10.000, nodshta më shumë dhe të gjitha rajonet janë të kapluara nga sëmundja”, deklaroi kryetari i Lidhjes së Blegtorëve, Naser Xhemaili për MTV2.
“Kërkojmë argumente përse të mos vaksinohen delet, argumente reale. Përveç problemit me eksportin, të tjera nuk morëm. Megjithatë, nuk është vetëm tregu evropian, le të përpiqet shteti, le të na hapë tregje të reja. Ja, pamë se si Serbia në maj hapi treg për eksport në Algjeri. Nëse nuk na lejon Bashkimi Evropian, nëse ai është çmimi për t’i shpëtuar delet tona dhe ta shpëtojmë blegtorinë në Maqedoni, le të përpiqen dhe le të na gjejnë tregje të reja”, u shpreh anëtarja e këshillit drejtues të Lidhjes së Blegtorëve, Milena Veliçkoviq.
Nga Misnitria e bujqësisë njoftojnë se kanë siguruar 500 mijë vaksina nga Turqia, ndërsa apeluan te blegtorët që të mos I vaksinojnë vet delet e tyre.
