Blerim Bexheti nga BDI: Premtimet për Gërçecin po kthehen në vepra konkrete – 7 rrugica të reja

nga Redaksia

Shkup, 16 qershor – Deputeti i Bashkimit Demokratik për Integrim dhe ish-kryetari i Komunës së Sarajit, Blerim Bexheti, ka marrë pjesë sot në përurimin e 7 rrugicave të reja të shtruara me bekaton në fshatin Gërçec, së bashku me kryetarin aktual të komunës, Iljas Veseli, dhe me banorët lokalë, transmeton Flaka Media

Gjatë vizitës, Bexheti dhe Veseli inspektuan nga afër edhe punimet që po zhvillohen në 5 rrugica të tjera, të cilat pritet të përfundojnë në një kohë të afërt.

“Sot ndihem krenar që si deputet i kësaj zone po dëshmojmë se premtimet që u dhanë kur isha kryetar komune po realizohen në mënyrë konkrete. Këto investime nuk janë thjesht rrugë, por simbol i përkushtimit dhe vullnetit për të përmirësuar jetën e përditshme të qytetarëve”, deklaroi Bexheti.

Ai falënderoi banorët e Gërçecit për bashkëpunimin dhe mbështetjen e vazhdueshme, duke theksuar se investimet në infrastrukturë lokale do të vazhdojnë me intensitet të lartë.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More