“Bleva diçka që i mungon Labinot Rexhës, dhe i fërgova në sy”, Labi thumbon banorët në videon e fundit

Nga admin
568 e lexuar
A+ A-
Rivendos

I eliminuari nga Big Brother VIP Kosova, Labinot Haxhiu, ka vendosur të reagojë publikisht pas largimit nga shtëpia, duke zgjedhur platformën TikTok për të shprehur mendimet e tij.

Në paraqitjen e tij, ai nuk i kurseu thumbat dhe ironitë ndaj disa prej banorëve që vazhdojnë lojën.

Ndërsa shihej duke gatuar, Labi bëri një koment ironik lidhur me pastërtinë në shtëpinë e Big Brother-it, duke e shoqëruar me një krahasim provokues.

Labinot/TikTok

“Që 8 javë sa isha brenda, frigoriferit tim këtu në shtëpi tani po i vjen era”, u shpreh ai, për të vazhduar menjëherë me deklaratën: “Erë si banorët aty brenda që nuk laheshin nga pesë ditë”.

Momenti më i komentuar i videos ishte mesazhi i drejtpërdrejtë për kundërshtarin e tij në lojë, Labinot Rexhën, me të cilin pati përplasje të forta gjatë qëndrimit në shtëpi.

Duke përdorur ironi, ai deklaroi: “Bleva diçka që i mungon Labinot Rexhës, i dhe i fërgova sy”, një frazë që sipas tij nënkupton mungesë guximi apo force karakteri.

Nga kjo dalje publike, vihet re se ish-banorit ende i kanë mbetur shumë për të thënë lidhur me përvojën e tij në shtëpinë më të famshme në Kosovë.

Në përmbyllje të videos, Labi njoftoi ndjekësit se së shpejti do të realizojë një sesion pyetje-përgjigje (Q&A), ku do të flasë hapur për gjithçka që ka përjetuar gjatë aventurës së tij në Big Brother VIP Kosova.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër