Bllokimet në Evzoni: Qytetarët nga Maqedonia të hyjnë në vend deri në orën 17

Nga admin
573 e lexuar

Shkup, 8 janar – Qytetarët e Maqedonisë që janë në Greqi do të mund të hyjnë në vend deri  në orën 17. Protestat nga fermerët grekë u paralajmëruan pas orës 17 dhe do të zgjasin katër orë. Zëdhënësi i Ministrisë së Brendshme, Goce Andreevski, tha për Alsat TV se situata në vendkalimet kufitare të Bogorodica -Evzoni është e qëndrueshme dhe fluksi i pasagjerëve dhe automjeteve është normal për të hyrë dhe dalë nga vendi.

“Sipas informacionit që kemi në dispozicion, fermerët planifikojnë të bllokojnë vendkalimin kufitar Evzoni në orën 17:00 me orën e Maqedonisë dhe informacioni fillestar është se bllokada do të zgjasë katër orë si çdo ditë më pare”, tha Goce Andreevski – zëdhënës i  Mnistrisë së Punëve të Brendshme .

Fermerët grekë po protestojnë kundër vonesave të gjata në pagesën e subvencioneve të shkaktuara nga skandali i përvetësimit të ndihmës bujqësore të BE-së, dhe janë ngritur gjithashtu kundër çmimeve të ulëta të blerjes, rritjes së kostove të energjisë dhe përkeqësimit të kushteve klimatike. Ata kishin 27 kërkesa , 16 janë plotësuar ose po trajtohen pozitivisht, katër janë duke u shqyrtuar, ndërsa autoritetet greke kanë deklaruar se shtatë nuk mund të plotësohen.

Nga Greqia nga dje në mëngjes deri sot – më shumë se 2,000 persona hynë në vend dhe më shumë se 2,500 dolën.

“Në vendkalimin kufitar Bogorodicë nga dje nga ora 08:00 deri sot deri në orën 08:00, në vend kanë hyrë 823 shtetas të Maqedonisë dhe janë larguar 1,572 shtetas të Maqedonisë. Sa i përket shtetasve të huaj, në të njëjtën periudhë 3541 kanë hyrë në vendin tonë dhe 3963 janë larguar nga vendi ynë.”, u shpreh Goce Andreevski – zëdhënës i  Mnistrisë së Punëve të Brendshme .

Nga dje në mëngjes deri sot, trafiku intensiv u regjistrua në vendkalimet kufitare Bllacë dhe Tabanoc, me dukshëm më shumë njerëz që largoheshin nga vendi sesa që hynin. Sipas të dhënave, në vend kanë hyrë gjithsej 14.794 persona, ndërsa kanë dalë 30.490 pasagjerë.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër