Bllokohet për kamionë rruga Pejë-Rozhajë

Nga Xh M
A+ A-
Rivendos

Rozhajë, 14 prill Zhurnal.mk – Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka njoftuar se rruga Pejë–Rozhajë do të jetë e bllokuar për qarkullimin e kamionëve për disa ditë.

Sipas njoftimit, bllokimi do të ndodhë në territorin e Mali i Zi, konkretisht në zonën e Dacajit, duke filluar nga data 14 prill 2026, ora 10:00, deri më 17 prill 2026, ora 10:00.

Ky kufizim vlen vetëm për kamionët dhe lidhet me kufizimet për shoferët e kamionëve në Bashkimi Evropian, si dhe me disa kërkesa të brendshme të tyre.

Ndërkaq, për automjetet e vogla rruga do të mbetet e hapur për qarkullim.

artikuj të ndërlidhura