Rrëzohen ankimimet, Flamur Noka dhe Elda Hoti nuk do të ‘shkelin’ në Kuvend

Nga Xh M
207 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Tiranë, 14 prill Zhurnal.mk – Byroja e Kuvendit ka rrëzuar ankimimet e deputetëve të PD-së Flamur Noka dhe Elda Hoti, duke lënë në fuqi vendimet e mëparshme të Sekretariatit të Etikës.

Dy deputetët kishin kundërshtuar masat disiplinore të vendosura ndaj tyre, por Byroja e Kuvendit vendosi të mos pranojë ankimimet e paraqitura. Sekretariati i Etikës kishte vendosur përjashtimin e Flamur Nokës nga punimet e Kuvendit për 20 ditë, si dhe përjashtimin e Elda Hotit për 10 ditë, për shkelje të rregullores së brendshme.

Vendimi konfirmon masat e mëparshme disiplinore, duke i lënë në fuqi përjashtimet ndaj dy deputetëve demokratë.

Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi abstenoi gjatë votimit, ndërsa deputeti i PD-së Belind Këlliçi votoi në favor të ankimimeve të paraqitura nga Noka dhe Hoti.

Kundër rrëzimit të ankimimeve votuan Blendi Klosi, Saimir Hasalla, Fatmir Xhafaj, Ogerta Manastirliu dhe Klodiana Spahiu, duke mbështetur lënien në fuqi të masave disiplinore.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër