Blushi për zjarrin tek “5 Maji”: Të dëmshpërblehen tregtarët

nga D. V.

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, reagoi për zjarrin që përfshiu disa magazina me mallra në zonën e “5 Majit” në Tiranë, duke e cilësuar ngjarjen jo si një aksident, por si pasojë direkte e politikave të qeverisë dhe bashkisë së Tiranës.

Sipas Blushit, zjarri është rezultat i braktisjes së tregtarëve dhe i shkatërrimit sistematik të jetesës së qytetarëve në emër të betonit dhe interesave klienteliste.

“Zjarri në tregun “5 Maji” nuk është thjesht një ngjarje aksidentale. Është pasojë e drejtpërdrejtë e politikave të papërgjegjshme, të braktisjes totale të tregtarëve dhe të shkatërrimit sistematik të jetesës së qytetarëve në emër të betonit dhe interesave klienteliste.

“Neglizhenca dhe mosndërhyrja në kohë, me të gjitha mjetet, është tregues i indiferencës që e karakterizon këtë qeveri në raport me problemet madhore të qytetarëve”, theksoi Blushi.

Deputeti i PL-së, kërkoi të merren masa konkrete për të dëmshpërblyer tregtarët.

“Sot, përveçse u dogjën stendat dhe malli, u dogj edhe mundi i familjeve që jetojnë nga puna e ndershme. Qeveria dhe Bashkia e Tiranës kanë përgjegjësi të plotë politike dhe morale. Heshtja dhe justifikimet nuk mjaftojnë. Duhet transparencë e plotë për shkaqet e zjarrit, dëmshpërblim i menjëhershëm për tregtarët dhe fundi i politikës së zhdukjes së tregjeve dhe biznesit të vogël për t’i hapur rrugë oligarkëve”, tha Blushi.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More