Shkup, 27 janar – Për rrogën minimale të mos anashkalohet Këshilli ekonomiko-social, ndërsa në dialogun për gjendjen ekonomike nevojiten të gjithë sepse ekonomia e vendit mund të funksionojë shumë mirë, porositi kreu i Konfederatës së biznesit në Maqedoni, Mile Boshkov.
Boshkov përsëriti se për Konfederatën e biznesit është e pranueshme rritja e rrogës minimale në mars me harmonizimin me ligjin dhe thekson se çdo rritje tjetër, patë dhëna lehtësuese për kontributet sociale, do të jetë barrë e madhe për ekonominë.
“Disa herë biseduam edhe me përfaqësues të Qeverisë, por gjithashtu edhe me kolegët tanë nga Lidhja e sindikatave të Maqedonisë dhe nga sindikata të tjera se do të ruhej zëri se harmonizimi i rrogës minimale në mars është epranueshme për ne, ajo është pjesë e ligjit që duhet të kuptohet dhe të pranohet, por gjithashtu edhe të mund të rrisim më shumë, siç kërkojnë sindikatat, në interes edhe të punëdhënësve, edhe të qytetarëve, edhe të punëtorëve është rritja prej 6.000 denarëvetë jetë e liruar nga kontributet sociale dhe e ngarkuar vetëm me tatimin personal, dhe atë në të gjithë sektorët. Kërkesat plotësuese dhe 100 eurot shtesë që i llogarisim si rritje lineame të vërtetë seriozisht me këto kushte, pa të dhëna lehtësuese për kontributet sociale, do të ishin barrë e madhe për ekonominë, jo vetëm për ushtruesit e pavarur të veprimtarisë mikro dhe të vegjël por edhe përtë gjitha kompanitë, sepse bëhet fjalë për barrë të madhe, që nuk është vetëm 6.000 denarë, përkatësisht me kontributet sociale është e ngarkuar me 4.500 denarë plus”, thotë Boshkov.
Shoqëria jonë ekonomike dhe ekonomia, posaçërisht sektori privat, potencoi ai, nuk mund t’ia lejojnë vetes atë rritje. “Themi në mënyrë kategorike sepse, pa marrë parasysh treguesit pozitivë për rritje të PBV-së, megjithatë bëhet fjalë për ekonomi të ndarë në të mëdha dhe të vogla, posaçërisht të voglat, të cilat janë 98 për qind e ekonomisë, nuk mund të bëjnë hap përpara në mëynrë drastike në rritjen e shpenzimeve edhe ashtu të shtuara për punën e kompanive”, theksoi Boshkov.
Ai shtoi se për kërkesat e tyre nga Qeveria deklarohen me mirëluptim të madh sepse, siç theksoi, e dinë qëndrimin e tyre në historinë 25-vjeçare të dialogut social.
Këto, shtoi ai, nuk janë fraza të trilluara, por është kategori për të cilën duhet të bisedohet në mënyrë që të mund të jemi në fitim.
Lidhur me rrogën minimale, tha, nuk do ta anashkalonte Këshillin ekonomiko-social, ndërsa për gjendjen ekonomike nevojiten të gjithë sepse ashtu marrin pjesë edhe në strategjinë nacionale zhvillimore dhe në strategji të ndryshme. Duhet të bisedojnë hapur, t’i sqarojnë gjendjet, sepse vetëm profesionistët në disa sektorë të caktuar dhe politika të caktuara do të mund t’i tregojnë gjendjet në bazë të përvojës, në bazë të besimit dhe në bazë të njohurive të tyre profesionale”, tha Boshkov nga Konfederata e biznesit në Maqedoni, në të cilën përmes asociacioneve të bashkuara bëjnë pjesë pothuajse 8.000 kompani, pjesa më e madhe e tyre mikor dhe të vogla.

