Nuk kishte 7 vjet përvojë dorëhiqet Xhihan Ahmed, ishte kandidate për anëtare të Komisionit për Parandalimin dhe Mbrojtjen nga Diskriminimi

Nga admin
1,114 e lexuar
A+A-
Rivendos

Shkup, 27 janar – Xhihan Ahmed, e cila ishte kandidate për anëtare të Komisionit për Parandalimin dhe Mbrojtjen nga Diskriminimi, ka dhënë dorëheqje.

Gjatë seancës dëgjimore, pavarësisht se është magjistre e së drejtës ndërkombëtare, Ahmed nuk arriti të demonstrojë njohuri bazë për Konventën e Stambollit, e cila përbën një dokument kyç për mbrojtjen e grave nga dhuna. Në pyetjen lidhur me bazat juridike të konventës, ajo u përgjigj me një pasqyrë historike mbi qytetin e Stambollit dhe periudhën e Ataturkut, në vend që të shpjegonte mekanizmat për mbrojtje nga diskriminimi që parashikon kjo konventë.

Sipas Ligjit, anëtari i Komisionit për Diskriminim duhet të ketë së paku shtatë vjet përvojë pune në fushën e të drejtave të njeriut, prej të cilave të paktën pesë vjet në fushën e barazisë dhe mosdiskriminimit. Rishikimi i CV-së së Ahmedit, e cila është publikisht e qasshme, tregon se ajo nuk ka përvojë pune në këtë fushë.

Përvoja e saj e deritanishme profesionale është në kompani private, si asistente universitare dhe profesoreshë në shkollë të mesme, me theks në sigurinë korporative, gjë që nuk e kualifikon për funksionin në Komision.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër