Xhambaski kundër Vuçiçit: Lufton që Maqedonia të mos bëhet pjesë e BE-së

Nga admin
560 e lexuar
A+A-
Rivendos

Sofje, 27 janar – Ish-eurodeputeti dhe një nga bashkëkryetarët e partisë VMRO-BND, Angel Xhambaski, ka reaguar ndaj deklaratës së djeshme të presidentit serb Aleksandar Vuçiç, lidhur me rrugën evropiane të vendeve të rajonit, përfshirë edhe Maqedoninë.

“Shumadiani i pacipë me shajkaçë po lufton që Serbia, RMV-ja dhe Bosnja dhe Hercegovina të mos bëhen kurrë pjesë e Bashkimit Evropian. Me porosi të ‘shtukës’”, ka shkruar Xhambaski në postimin e tij.

Reagimi i Xhambaskit vjen pasi Vuçiç deklaroi se beteja e tij politike për integrimin evropian nuk ka të bëjë vetëm me Serbinë, por edhe me Bosnjë dhe Hercegovinën dhe Maqedoninë.

Në të njëjtën kohë, presidenti serb nuk e përjashtoi mundësinë që vendet e Ballkanit Perëndimor të bëhen anëtare të Bashkimit Evropian së bashku me Ukrainën, përmes një procedure të përshpejtuar.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër