Në Kosturinë të Strumicës uji mori 120 qengja dhe 100 dele

Nga B.M
707 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Strumicë, 27 janar – Ujërat e ardhura nga lumi Tërkanja dje pasdite morën 120 qengja dhe 100 dele nga stalla e pronarit Nikolla Kolev në fshatin Kosturinë, locuar në vendin “Shepovë”.

Sipas pronarit, gjithçka ndodhi për më pak se 10 minuta, ndërsa ujërat e ardhur tërhoqën gjithçka para vetes.

“Nga ujërat e shpejtë dhe të ardhur, që arritën mbi dy metra, nuk arritëm ta hapim stallën dhe t’i nxjerrim qengjat dhe delet. Dëmi është i madh. Në një moment ekzistonte rreziku edhe ne të na marrë uji, mua dhe vëllain tim Nikolla, por arritën të shpëtojmë, tregoi Zoran Kolev.

Ai sot e paraqiti dëmin në Komunën e Strumicës, ndërsa ngordhjen e qengjave dhe deleve e paraqiti edhe tek shërbimet e tjera kompetente, të cilat duhet të dalin në terren dhe ta konstatojnë dëmin e shkaktuar. 

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër