Bozhinovska dhe Andonovski hapin panairet “Energo Tehnoma 2026” dhe “Real Ekspo 2026”

Nga R.ZH
A+ A-
Rivendos

Shkup, 29 tetor, Zhurnal.mk – Ministrja e Energjetikës, Minierave dhe Burimeve Minerale, Sanja Bozhinovska, së bashku me ministrin Andonovski, hapën sot panairet “Energo Tehnoma 2026” dhe “Real Ekspo 2026”, me fokus te dija, teknologjia dhe inovacioni si faktorë të rëndësishëm për zhvillimin ekonomik, përcjell Zhurnal.mk.

Gjatë hapjes së Panairit të Energjisë, Teknologjisë dhe Inovacionit “Energo Tehnoma 2026”, Bozhinovska theksoi se tranzicioni energjetik kërkon planifikim strategjik, investime të reja, modernizim të infrastrukturës dhe zbatim të zgjidhjeve inovative teknologjike.

Sipas saj, energjetika sot nuk kufizohet vetëm te prodhimi dhe furnizimi me energji elektrike, por është e lidhur drejtpërdrejt me konkurrueshmërinë ekonomike, sigurinë energjetike, zhvillimin teknologjik dhe cilësinë e jetës së qytetarëve.

Bozhinovska vlerësoi se përballimi i sfidave energjetike dhe krijimi i mundësive të reja për zhvillim kërkojnë qasje të planifikuar, investime të qëndrueshme dhe përdorim të teknologjive moderne.

Panairet “Energo Tehnoma 2026” dhe “Real Ekspo 2026” synojnë të krijojnë hapësirë për prezantimin e risive, shkëmbimin e njohurive dhe promovimin e zgjidhjeve teknologjike që mund të kontribuojnë në zhvillimin e sektorëve të ndryshëm të ekonomisë.

artikuj të ndërlidhura