Blanar: Sllovakia kundër çdo standardi të dyfishtë në procesin e anëtarësimit në BE

Nga R.ZH
A+ A-
Rivendos

Shkup, 29 tetor, Zhurnal.mk – Sllovakia kundërshton çdo standard të dyfishtë në procesin e anëtarësimit në Bashkimin Evropian dhe kërkon që vendeve kandidate të rajonit t’u jepet një sinjal i qartë se integrimi evropian është një perspektivë reale.

Kështu deklaroi ministri sllovak i Punëve të Jashtme dhe Çështjeve Evropiane, Juraj Blanar, në konferencën e përbashkët për shtyp me ministrin e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme të Maqedonisë së Veriut, Timço Mucunski, përcjell Zhurnal.mk.

Blanar paralajmëroi se mungesa e përparimit të dukshëm drejt anëtarësimit në BE mund të shtojë frustrimin te vendet kandidate dhe të rrezikojë lidhjet e rajonit me Bashkimin Evropian.

“Duhet t’i japim sinjal të qartë rajonit se anëtarësimi në Bashkimin Evropian është real. Në të kundërtën, frustrimi i vendeve kandidate do të rritet dhe, për këtë arsye, është e mundur ta humbim këtë rajon”, deklaroi Blanar.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër