Bozhinovska-Kavahara: Thellim i bashkëpunimit për ardhmëri të sigurt dhe të qëndrueshme energjetike

Nga admin
538 e lexuar
A+A-
Rivendos

Shkup, 13 janar – Thellimi i bashkëpunimit bilateral në sektorin energjetik, si dhe projekte të përbashkëta të lidhura me tranzicionin e gjelbër ishin tema të bisedës në takimin e sotëm mes ministres së Energjetikës, Minierave dhe Burimeve Minerale, Sanja Bozhinovska dhe ambasadores së Japonisë në Maqedoninë e Veriut, Secuko Kavahara.

Në takimin kanë marrë pjesë edhe përfaqësues të korporatës japoneze ITOÇU (ITOCHU), një nga kompanitë udhëheqëse dhe më të renomuara në Japoni, e njohur sipas aktiviteteve të saj investuese dhe ekspertizës në projekte energjetike dhe industriale. ITOÇU është kompani serioze me prani globale, e cila tregon interes për tregun e Maqedonisë së Veriut dhe potencialet për transformim të gjelbër energjetik në vend.

Siç informojnë nga Ministria e Energjetikës, Minierave dhe Burimeve Minerale, ministrja Bozhinovska tha se vendi i ynë është i përkushtuar në ndërmarrjen e hapave konkrete ndaj ardhmërisë së qëndrueshme, të sigurt dhe inkluzive energjetike. Ajo e vlerësoi përkrahjen nga ana japoneze si të rëndësishme për sigurimin e pavarësisë dhe qëndrueshmërisë energjetike.

Të dy palët e kanë konfirmuar nevojën për përforcimin e pozitës së Maqedonisë së Veriut në hartën energjetike globale si partner kredibil dhe të besueshëm në tranzicionin botëror ndaj energjisë së gjelbër. Në fund, u konkludua se bashkëpunimi në sferën e reformave energjetike dhe projekteve infrastrukturore do të vazhdojë në të ardhmen. 

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër